Gjonaj sërish kritika ndaj Arta Markut

0
8

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka shprehur sërish rezerva për punën E Prokurores së Përkohshme, Arta Marku në lidhje me numrin e paket të hetimeve disiplinore ndaj prokuroreve.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, ajo pranoi se ka një vakkum ligjor, por theksoi se Prokurorja e Përgjithshme eshtë i vetmi mekanizën inspektues deri në krijimin e Inspektori i Lartë i Drejtësisë

“Përtej faktit të kësaj mungese dhe vakumit ligjor ashtu si ministri i Drejtësisë kreu rolin e tij në kuadër të verifikimeve paraprake në këtë procedurë tranzitore të gjyqtarëve ashtu duhej ta kryente dhe prokurori i përgjithshëm për prokurorin”

Gjonaj pati të njëjtën përgjigje edhe për uljen e numrit të procedimeve proactive per korrupsion dhe pastrimn e parave ku tha se prokurori i pergjithsem ka detyre të orientoje vartesit

” Ne sot kemi një sistem të decentralizuar ku prokurori i cështjes është zot i cështjes së tij prokurori i përgjithshëm ka detyrë të drejtojë drejtuesit e prorkurorive dhe prokurorët për prioritetet”

Gjonaj tha se qeveria për vitin 2019 ka vendosur si prioritet luftën kunder krimit te organizuar dhe korrusionit