Gjosha: Rama i kundërvihet gjithëkujt që respekton Shqipërinë dhe pavarësinë e Kosovës

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministrja e Integrimit dhe deputetja e LSI Klajda Gjosha ka reaguar ndaj replikave mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me mosdekretimin e ministrit të Jashtëm Gent Cakaj.

“Sa turp për një Kryeministër të shprehet me nje gjuhë të tillë si për Presidentin e Republikës, ashtu edhe për një zonjë të nderuar të Kosovës, si Edita Tahiri. Pasi rrënoi imazhin dhe funksionalitetin e Ministrisë tonë të Jashtme me kandidatura qokash, tani përpiqet t’i kundërvihet sipas edukatës së tij gjithëkujt që respekton Shqipërinë, pavarësinë e Kosovës dhe kufijtë e saj! Çdokush që mendon se mund të përdor vendet tona për interesa të ngushta personale, është vetëm një naiv që do të ketë një fund të dhimbshëm! Diplomacia është art i komunikimit, është mishërimi i eksperiencës dhe maturisë, dhe mbi të gjitha është besimi që qytetarët kanë te mbrojtja e interesave kombëtare! Dipllomacia nuk është numri i librave të lexuar dhe as përdorimi i individëve për larje hesapesh, e për destabilizm të një rajoni të brishtë si ky ku ne jetojmë!”

 

 

 

Zjarr Tv Ad