Gjovalin Loka ish-sigurims, Lleshaj: Mbaj unë përgjegjësi për emërimin e tij

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka folur në lidhje me emërimin e Gjovalin Lokës dhe Artan Shkëmbit pas kaluan vettingun.

Ata janë të akuzuar si bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

Lleshaj u shpreh se mban ai përgjegjësi për emërimin e Lokës, pasi vetë e ka emëruar.

Ai tha gjithashtu se mban përgjegjësi për të dhe ka vlerësimet maksimale për punën e tij. Në lidhje me akuzat e opozitës, ministri ka thënë se nuk iu përgjigjet deklaratave të tyre.

Sandër Lleshaj: ‘’Sigurisht që mbaj përgjegjësi. Opozitës nuk i jap përgjigje, deklaratat i kanë të pabaza. Gjovalin Loka është drejtues i lartë i Policisë së Shtetit, ka dhënë kontribut për sigurinë e këtij vendi. Ka kaluar me sukses procesin e vettingut, dhe është në krye të detyrës.’’

Deklarata e ministrit Lleshaj ka ardhur nga Korça ku mori pjesë në prezantimin e forcave të reja policore që janë shtuar në radhët e Policisë Kufitare, forcave Shqiponja, të cilat u shtuan me 50 efektivë të rinj.

Zjarr Tv Ad