Gjuan me këpucë trajnerin që e quan mi

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në klubin e Atletico Madridit nuk ka qetësi. Humbja e thellë nga Juventusi (0:3) seriozisht e ka dërrmuar skuadrën spanjolle. Mediat iberike bëjnë të ditur se në zhveshtoren e këtij klubi ka pasur qërim  hesapesh, ndërsa në rolet kryesore kanë qenë mbrojtësi malazez, Stevan Savic dhe trajneri kondicional, Oscar Profa Ortega, përcjell. Ortega thuhet të ketë pasur vërejtje në futbollistët me mënyrën se si i kanë kryer detyrat e tyre. Në Torino ata kanë refuzuar të bëjnë çlodhjen pas ndeshjes. I popullarizuari ‘Profa’ mendon se ky është problemi kryesor që futbollistët e Atleticos kanë probleme me lëndime. Ndihmësi i Diego Simeones, pas ndeshjes me Leganesin kishte thënë: “Ky as që mund të qëndrojë në këmbë”, duke menduar në Savicin. Nga ana tjetër, vetë futbollisti malazez nuk ka heshtur, duke thënë: “Çka the për mua? Ma thuaj në fytyrë, mi!”, ka thënë  i frustruar Savic.

“”As” bën të ditur se Savic e kishte humbur kontrollin, duke dashur ta sulmojë fizikisht “Profën’, madje edhe ta godasë. Më pas thuhet se Savic e kishte gjuajtur atë me këpucë, e cila kishte ’fluturuar’ afër tij duke e thyer televizorin në zhveshtore.

 

 

Zjarr Tv Ad