Gjuha e urrejtjes në politikë: ‘E futëm dhe Ramën në raport, po nuk dimë si t’ia klasifikojmë gjuhën!

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, ka deklaruar sot në Komisionin e Ligjeve se e kanë përfshirë edhe Kryeministrin Edi Rama në raportin e tyre vjetor për përdorimin e gjuhës së urrejtjes gjatë vitit 2021, vit i zgjedhjeve ky, por se ende nuk e kishin ndarë mendjen se si do ta klasifikonin gjuhën që Rama kishte përdorur ndaj opozitës, si “gjuhë urrejtjeje”, ”gjuhë e papërshtatshme”a “gjuhë denigruese” apo stereopizuese…

Në vitin 2021, Kryeministri Edi Rama ngjalli një stuhi reagimesh kur prezantoi një muaj para zgjedhjeve, kandidatët e PS-së për deputetë dhe në krah u vuri kundërshtarin opozitar nga PD, të paraqitur me mimika qesharake dhe deri fyese.

I pyetur në veçanti për këtë, z. Gajda e pranoi se në raport ishte përfshirë edhe Kryeministri, por …

“Një zgjedhjet e 25 Prillit, është konstatuar nga institucioni se është përdorur gjuhë urrejtjeje në të vërtetë nga të gjitha subjektet politike dhe nga shumë aktorë politikë.

Patjetër evidentohet edhe rasti i Kryeministrit, ku komisioni ka dalë me një deklaratë publike në lidhje me zgjedhjet.

Është kryer një monitorim shumë i detajuar nga 4 institucione, ku është Komisioneri, Avokati i Popullit, AMA dhe Këshilli Shqiptar i Mediave, një raport që për shkak se vet anëtarët e aleancës kundër gjuhës së urrejtjes kanë dhe ata vet mënyrat e tyre të interpretimit nëse një gjë duhet klasifikuar si gjuhë urrejtjeje, gjuhë e papërshtatshme apo gjuhë denigruese a stereopizuese, ka pasur hezitimet e veta, por ky raport do të publikohet dhe do të nxjerrë me objektivitet të gjithë atë monitorim që është bërë.

Monitorimi është bërë, – theksoi Komisioneri, – thjesht është duke u diskutuar se si do të klasifikohen shprehi të ndryshme, sepse kuptohet, ne kemi gjithmonë dhe shqetësimin e lirisë së fjalës apo dhe të faktit që në momentin që do të dilet me një raport do të duhet të jemi shumë korrekt me klasifikimin, sepse gjuha e urrejtjes ka brenda saj dimensione pa fund dhe do të dalë ky raport e do të jetë në duart e publikut dhe të Kuvendit.

Ne synojmë që nëpërmjet këtij raporti jo të ketë aspekt ndëshkues, por sidomos aspekt parandalues për fushatat që do të vijnë në të ardhmen, që politikanët të fokusohen në fushatat e tyre politike dhe jo në karakteristikat personale e jo në grupe shoqërore duke i diskriminuar ato,” tha Gajda në përfundim për ta kthjelluar mirë, komisionin e ligjeve.

 

Zjarr Tv Ad