Gjuha shqipe sërish mollë sherri në Maqedoninë e Veriut

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Konkluzionet e Komisionit të Venecias për të rishikuar Ligjin për gjuhët dhe shfuqizimin e dygjuhësisë në procedurat gjyqësore ka ndezur skenën politike dhe debatet në Maqedoni. Kryeministri Zoran Zaev kërkon që të respektohen rekomandimet e Venecias dhe se paralajmëron rishikimin e ligjit.

“Që kur kemi debatuar edhe në sjelljen e Ligjit, kemi thënë se do ta presim Komisionin e Venedikut dhe do ta respektojmë. Prandaj qëllimi është të respektojmë Komisionin e Venecias për gjitha vendimet ligjore nga sfera e të drejtës dhe është preciz për gjyqësinë. Mirë është që të kalohet kufiri i përdorimit evropian të gjuhës, por megjithatë shkelni të drejtë caktuar, ajo është e drejta e barabartë. Ajo është e drejtë e lartë njerëzore dhe u dedikohet të gjithëve”, ka thënë Zaev.

Ai njoftoi se me rekomandimin e Komisionit të Venecias do të ketë ndryshime edhe në gjobat për mosrespektim të ligjit. Por nga BDI nuk janë në një linjë me kryeministrin Zaev si partner i koalicionit.

 “Arsyeja kryesore pse ligji është dërguar në Komision ishte vlerësimi i dilemës se a duhet dygjuhësia të jetë pjesë e banknotave dhe uniformave të ushtrisë. Vlerësimi i Komisionit është pozitiv për këto dispozita. Andaj, debati që do të hapet tani është për inkorporimin e këtyre dispozitave në ligj. Sa i takon vërejtjeve për gjuhën në Gjyqësor, mendoj që duhet të vazhdojmë të ndërtojmë kapacitete sa më shpejtë dhe në Gjyqësor dhe segmente të tjera të administratës për ta lehtësuar zbatimin e ligjit, me qëllim të tejkalimit të vërejtjeve të Komisionit. Rihapja e ligjit nënkupton rihapjen e Marrëveshjes së Ohrit”, vlerëson Osmani.

Nga VMRO-DPMNE kërkojnë që ligji duhet të tërhiqet menjëherë nga funksioni.

 “Duhet të bëhet një ligj i ri, ku do të marrin pjesë të gjitha bashkësitë etnike në Republikën e Maqedonisë dhe të bëhet një ligj sipas masës dhe përfaqësimit të të gjithëve, pa u favorizuar etni të caktuara në dëm të të gjithë të tjerëve”, theksoi zëdhënës i VMRO -DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Aleanca e Shqiptarëve (ASH) theksoi se shqiptarët nuk janë pakicë dhe se gjuha shqipe duhet të rregullohet përsëri me Kushtetutë. “Së pari, ligji nuk është dashur të dërgohet fare sepse është në përputhje me Kushtetutën e RSM, megjithëse qeveria e dërgoi atë për të marrë një rekomandim nga Komisioni i Venecisë, por ishte menduar vetëm që ta dërgonte atë për dy pyetje. Rekomandimet tani po vijnë për të përdorur gjuhën e gabuar të minoriteteve në Bashkimin Evropian. Ne shqiptarët nuk jemi pakicë këtu, por jemi një bashkësi përbërëse, mbi 25%. Si Aleancë për Shqiptarët insistojmë të bëjmë ndryshime kushtetuese dhe ta bëjmë shqipen gjuhën zyrtare, jo gjuhën e 20 përqindëshit “, tha sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari. Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami theksoi se është emergjente që partitë shqiptare të ulen në një tryezë dhe të zbatojnë Platformën e partive shqiptare për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë gjuhën shqipe.

“Ka dy gjëra – njëra është që ne jemi dakord me Komisionin e Venecias dhe tjetra është se ne nuk jemi dakord. Ajo që biem dakord është që ligji të merret në konsideratë dhe ne, si Lëvizja Besa, kërkojmë që partitë shqiptare të ulen dhe brenda Platformës së Partive Parlamentare Shqiptare të zgjidhin një herë e përgjithmonë problemin e gjuhës shqipe dhe asaj shqipe si gjuhë zyrtare e Kushtetutës. Ajo që ne nuk pajtohemi në këtë raport është se shqiptarët janë pakicë. Shqiptarët në Maqedoni janë populli me shumicë të dytë ”, theksoi Kasami.

Edhe nga Alternativa kanë qëndrimin e tyre.

“Gjuha shqipe nuk është zyrtare, ajo është vetëm e përparuar. Ne gjithashtu kemi thënë që zyrtarizimi i gjuhës shqipe nuk kryhet me ligje që hartohen brenda natës dhe brenda dy palëve, pasi pasojat e tilla atëherë lindin. Ne besojmë se në vendin tonë modeli i politikës gjuhësore duhet të ripërcaktohet, duke prodhuar një shtet dygjuhësh që do të rregullohej me Kushtetutë. Atëherë nuk do të kishte mosmarrëveshje nga askush ”, thonë nga Alternativa.

Komisioni i Venecias gjithashtu rekomandon që përdorimi i gjuhës shqipe në komunikimin e brendshëm dhe ndërinstitucional të kufizohet në komunikimet zyrtare të shkruara, ose të shtyhet derisa të ndodh zbatimi i duhur i kësaj dispozite. Komisioni i Venecias rekomandon që të shfuqizohet përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë e dytë në gjyqësor, të kufizohet përdorimi i gjuhës shqipe në komunikimin e brendshëm dhe ndërinstitucional, të kufizohet në komunikimet zyrtare të shkruara, ose të shtyhet derisa të ndodh zbatimi i duhur i kësaj dispozite. Nga Komisioni i Venecias vlerësojnë se ligji e zgjeron përdorimin e gjuhës shqipe duke i kaluar në disa aspekte edhe standardet evropiane të Konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe Kartën evropiane për gjuhët rajonale dhe minoritare.

Zjarr Tv Ad