Gjuhë urrejtje ndaj minoritetit egjiptian në media nga producenti Bozo, flet gazetarja për JOQ: Na trajtoni si të barabartë…

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa ditë më parë në emisionin “Qatar 2022” nga Hygerta Sako i cili transmetohet në RTSH është përdorur gjuhë urrejtjeje ndaj minoritetit egjiptian në Shqipëri.

Regjisori dhe producenti Petri Bozo përdori gjuhë urrejtjeje ndaj minoritetit egjiptian teksa tha fjalën “jevg”, një term aspak i hijshëm për më tepër, që Radio Televizioni Publik Shqiptar i cili mbahet nga taksat e qytetareve, përfshirë këtu edhe ato egjiptianë, përdor gjuhë urrejtjeje ndaj tyre.

Në videon e mëposhtme dëgjohet Petri Bozo teksa thotë ‘vjen jevgu atje…’ në të cilën përdoret gjuhë fyese.

https://www.facebook.com/100008285762701/videos/481079200806047

Termi “jevg” një term pezhorativ i cili i referohet minoritetit egjiptian në Shqipëri, është term diskriminues ndaj këtij minoriteti. Komuniteti ka reagur i indinjuar për deklaratën nga producenti Bozo.

Ndër ta pjesë e komunitetit egjiptian gazetare e Zjarr Televizion, Fationa Bato ka reaguar sërish përmes një monologu të bërë për median online JOQ Albania. Ajo iu bën thirrje për sensibilizim shoqërisë shqiptare qe te jete me e pranueshme ndaj pakicave t’i trajtojne ata te barabarte.

Ndiqni videomesazhin më poshtë:

https://fb.watch/hhzL-HrfNz/

Ndër të tjera gazetarja Bato u shpreh: 

Jemi produkt i një shoqërie qe dikur i paragjykinte te gjithe, paragjykojme pakicat kombetare apo etnike paragjykojme,njerez te fese, paragjykojme njerez te mire e te keqinj. E NESE NUK Donin TE PARAGJYKONIN DIKE U THONIN DJALE I MIRE I SHKRETI SEPSE AI QE ESHTE I MIRE ESHTE mekat…ESHTE PER TE ARDHUR KEQ…

Ky racizëm është gjithashtu një shprehje e përçmimit për varfërinë. Por unë shoh diskriminim të vazhdueshëm.Dhe kjo është dhunë!

Ne shqiperi po ndermerren shume nisma te mbeshtetura nga institucienet Europiane mbi ndergjegjesimin e femijeve ne sistemin arsimor mbi luften kunder bullizmit del nje zoteri si regjisori  edhe hedhin poshte punen e arsimtareve dhe familjeve madje edhe institucione fetaee qe thone pranojini te tjeret, mesoni te jetoni ne kominitet duajeni njeri tjetrin.

Kjo sherbeje per te sensibilizuar shoqerine qe te jete me e pranueshme ndaj pakicave t’i trajtojne ata te barabarte

Duke paragjykuar te tjeret nuk behemi vete me te mire

MEDIA TE CENSUROJE DEKLARATA TE TILLA DHE MOS T’IU JAP MUNDESI TELEVIZIVE KETYRE PERSONAVE QE NXISIN URREJTJE DHE NA COJNE NE ANTIVLERA…

Zjarr Tv Ad