Gjuzi rezufon postin e Presidentit: Kam rrënjë mbretërore, i bëj thirrje Ramës të konkurojë

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi është një nga emrat e përfolur për t’u bërë President i Republikës. Mirëpo, ai e ka refuzuar këtë post, duke u shprehur në “ABC e Mëngjesit”: “Presidenca për ne që jemi mbështetës të monarkisë konsiderohet si një vend që shkon me qira”.

Gjuzi deklaroi se kryeministri Edi Rama me vota do të kishte shumë të lehtë të bëhej mbret, por nuk e avantazhon jeta personale.

“Në parlamentin që shkoi, Rama e kishte këtë shancë, 5/4 të votave dhe e kishte shumë të lehtë të bëhej mbret, pse u bë diktator. Ai ka prishur 6 herë familjen. Ju po më thoni mos u merr me jetën private të Edi Ramës, kur ai më thotë në parlament mbret, bën sarkazëm”.

Gjuzi madje i bëri thirrje publikisht Ramës të konkuronte për President.

“I them këtu tani: ‘Konkuro për President të Republikës, duke bërë marrëveshjen me opozitën dhe jo me Gjuzi’, u shpreh ai. Më tej, Gjuzi deklaroi se rrënjët e tij janë mbretërore, por nuk e sheh veten mbret sepse ka marrë goditje rozë.

“Rrënjët e mia janë mbretërore. Unë nuk e shikoj veten në pozicionin e një mbreti në mënyrë absolute. Ky vend ka presidentin që unë e kam goditur në mënyrën e duhur, ka qenë kryeministër dhe kryetar i kuvendit. Më thoni një vend të botës që dikush i ka bashkuar këto të treja, s’ka shanc.

Presidenti duhet të jetë dikush i zgjuar, që s’ka marrë kurrë goditje rozë. Unë kam marrë dy vjet më parë. I thash ju keni të drejtën të zhbiriloni çfarë të doni”.-tha ai.

Zjarr Tv Ad