Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e shoqërisë “We-Web” në pronësi të biznesmenit Agron Shehaj, mbi heqjen e bllokimit të ambienteve të punës nga Policia me mbishkrimin “Vendngjarje mos kalo”.
Sipas gjyqatares Afërdita Maho, objekti i kërkesës nuk është konform ligjit. Bllokimi i pallatit solli përplasje në distancë mes deputeti të PD dhe kryeministrit Edi Rama.
Deputeti demokrat ka theksuar se biznesi i tij ka kontratë qiraje të noteri, ndërsa ka shtuar se pallati pa leje është përgjegjësi e shtetit.
Ai e cilësoi këtë si sulm politik nga ana e qeverisë dhe me precedent të rrezikshëm për veprimtarinë e biznesit të ndershëm.