Gjykata belge u jep leje përmbaruesve që të sekuestrojnë çdo fond të Albcontrol në favor të Becchettit

0
239
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një Gjykatë belge ka dhënë për ekzekutim për përmbaruesit sekuestron e çdo fondi të Albcontrol në favor të Francesco Becchettit.

Ndërkohë po ndjekin në Itali procedurat për sekuestron përmbaruese imediate për TAP-in derisa të plotësohet shuma 110 milionë euro.

Vendimi i jep të drejtën përmbarimit që të sekuestrojë çdo fond që posedon Albcontrolli në Eurocontrol.

Sekuestrot e fondeve të Albkontrol pritet të kenë pasoja për shtetin shqiptar.

Në vendim thuhet se Drejtori i Përgjithshëm i Albcontrol ka paraqitur si dëshmi një dokument që nuk është në përputhje me kërkesat e Kodit Gjyqësor dhe pritet të pasoja penale për të.

Gjithashtu vendimi thotë se vështirësi janë hasur në sekuestron e fondeve pasi shteti shqiptar nuk ekzekuton vendimin e arbitrazhit.

Zjarr Tv Ad