Gjykata e Apelit dënon me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Lezhës

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit në Shkodër ka dënuar me nga tre vite burg ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetarin e qarkut Gjok Ndoka.

Ish zyrtaret jane të akuzuar për tjetërsim prone në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Gjykata gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.

Fillimisht në këtë çështje së bashku me kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatën e shkalles se pare Lezhë dosja u dërgua për 18 persona, nga të cilët vetëm një u shpall i pafajshëm.

Zjarr Tv Ad