Gjykata e Fierit, masë sigurie për ish-futbollistin

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Fierit ka vendosur “Detyrim paraqitje” për ish futbollistin Pandeli Tole i cili u arrestua mesditën e se mërkurës nga policia e Fierit. Trupa gjykuese përbehet nga gjyqtar Pirro Sota ndërsa prokuror Erind Reovica, ndërsa avokat I Toles është Gurin Jaho.  Pandeli Tole akuzohet për ” organizim dhe pjesmarrje ne protesta dhe tubime te paligjshme”. Pandeli Tole është një tjetër protestues i ndaluar nga policia e Fierit për pjesëmarrjen në tubimin e organizuar nga opozita në datë 9 mars, kur në qytetin e Fierit ishte duke zhvilluar një takim kryeministri Edi Rama.

Pandeli Tole, pasi u shpall në kërkim pas protestës, u ndalua nga policia e Fierit mesditën e së mërkurës. Tashmë në kërkim është edhe një tjetër protestues.

Pandeli Tole ka qenë një ndër kandidatët për deputetë nga partia Demokratike në Fier.  Një ditë më parë kreu I partisë demokratike Luan Baçi në një konferencë për shtyp deklaroi se në mjediset e komisariatit ndaj Pandeli Toles ishte duke u ushtuar presion, për të pranuar mandatin e deputetit, në të kundërt Tole do të përballej me drejtësinë.

 

Zjarr Tv Ad