Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës, pushohen hetimet për Ardian Dvoranin

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot rekursin e bërë kohë më parë nga ish-presidenti Ilir Meta për ish-kreun e Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Shkalla më e lartë e drejtësisë shqiptare ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për pushimin e hetimeve.

Në shkurt të vitit 2019 Presidenti Ilir Meta firmosi kallëzimin penal kundër kryetarit të atëhershëm të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, pasi e akuzonte për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Meta e ka akuzuar Dvoranin gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti dhe Parlamenti, në bazë të listave me kandidatë të radhitur përmes një sistemi pikëzimi nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Çështja i kaloi SPAK dhe u dërgua për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila më shumë se një vit më parë vendosi pushimin e hetimeve. Presidenti Meta në atë kohë nuk e pranoi vendimin dhe çoi çështjen në Gjykatën e Lartë.

Sipas Metës, ish-kreu i KED kisshte shpërdoruar detyrën duke marrë një vendim individual duke zgjedhur automatikisht Arta Vorpsin, vendim që e publikoi vendimin në Fletoren Zyrtare. Sot, është vendosur që të pranohet pushimi i çështjes dhe përfundimisht ky proces mes Ilir Metës dhe Ardian Dvoranit mbyllet.

Zjarr Tv Ad