Gjykata e Larte ka rrezuar rekursin e Luan Dacit per pezullimin e vendumit te denimit te tij nga Gjykata e Apelit te Posacem.
Pas vendimit Daci beri rekurs ne Gjykaten e Larte, anetaret e se ciles kete te marte rrezuan kerkesen e tij per pezullim te vendimit.
Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi lënien në fuqi të fajësisë për anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.
Daci akuzohet se ka falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për pozicionin në KPA, përmes paraqitjes së rrethanave të rreme nëpërmjet mosdeklarimit të një mase disiplinore për largim nga puna të vitit 1997. Daci u dënua nga Apeli i posaçem me 6 muaj burg dhe pezullimin e këtij dënimi me 1 vit, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të paraqitet pranë Shërbimit të Provës.