Gjykata e Posaçme dënon me 2 vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, pritet arrestimi i tij…

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme(GJKKO), ka shpallur fajtor ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, për “fshehje të të ardhurave”. GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e SPAK, për dënimin me dy vite burg të ish kryeprokurorit Llalla.

Adriatik Llalla, kishte ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë, për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.

Ai nuk përfitoi zbritje dënimi nga gjykimi i shkurtuar dhe pritet të vuajë dënimin me dy vite heqje lirije. Gjithashhtu, ai është përjashtuar për 5 vite nga mbajtja e funksioneve publike. Llalla aktualisht ndodhet për kurim në një spital jashtë vendit. Llalla është kryeprokurori i parë shqiptar dhe ndër zyrtarët e parë të lartë, që dënohet me burg nga Insitucionet e reja të Drejtësisë. Kujtojmë se Llalla dhe familja e tij shpallur “non grata” në SHBA. Nga ish ambasadori amerikan Donald Lu, ai është cilësuar si “peshk i madh”.

që dënohet me Pasuritë e konfiskuara të ish-kryeprokurorit Llalla: Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës; Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë; Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë; Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë; Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

Zjarr Tv Ad