Gjykata e Posaçme e Apelit lë në burg Altin Ndocin, akuzohet për vrasjen e 4 personave në Durrës

0
214
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin, i dyshuar si autor i vrasjes së dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia pasditen e 27 prillit në Durrës.

Ndoci kishte bërë kërkesë për zëvendësim mase me argumentin se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Ai ka theksuar faktin se dy vëllezërit Haxhia i ka pasur miq.

Më herët Ndoci, kishte ankimuar vendimin e shkallës së parë, në Gjykatën e Apelit Durrës, por gjykata kishte vendosur të lerë në fuqi masën e “arrestit në burg”.

Veç dy vrasjeve të dy vëllezërve, Ndoci akuzohet nga prokuroria për vrasjen e dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdia në Durrës.

Vrasjet e 4 viktimave dyshohet të jenë bërë për shkak të konfliktit për drogën dhe modifiukimin e makinave të vjedhura në servise.

Zjarr Tv Ad