Gjykata e Shkodrës merr vendimin për 2 inspektorët që u arrestuan dy ditë më parë

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Shkodrës ka lënë të lirë ditën e sotme 2 inspektorët e arrestuar dy ditë më parë të cilët akuzohen për korrupsion pasiv. Bledar Plori dhe Isa Mandija u lanë të lirë me garanci pasurore një vendim i cili u dha nga gjyqtari Hasan Selimi.

Gjatë seancës së sotme, dy të ndaluarit kanë mohuar akuzat ndërkohë që prokuroria ka kërkuar arrestimin e tyre. Nga ana tjetër, avokati mbrojtës e ka cilësuar ndalimin e paligjshëm.

Plori dhe Mandija janë dy inspektorë taksash në Bashkinë e Shkodrës të arrestuar dy ditë më parë  në Shkodër, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.Lidhur me këto hetime një tjetër shtetas është në kërkim, dhe bëhet fjalë për Denis Hoxhën. Sipas të dhënave arrestimi është bërë për shkak të një skeme korrupsioni me bizneset në plazhin e Velipojës.

 

Zjarr Tv Ad