Gjykata e Stambollit dha verdiktin e saj në lidhje me çështjen e tetë gazetarëve të cilët u arrestuan në mars për zbulimin të identiteteve të anëtarëve të Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT) së Turqisë.
Gjykata Rajonale e Drejtësisë në Stamboll dënoi redaktorin e të përditshmes ” Yeni Yasam “ Aydin Keser, redaktorin ekzekutiv të gazetës Mehmet Ferhat Çelik dhe redaktorin e gazetës Yeni Cag Murat Agirel me katër vjet, tetë muaj dhe shtatë ditë secili.
Kryeredaktori i OdaTV Baris Pehlivan dhe një nga gazetaret e saj, Hulya Kilinc, janë dënuar me tre vjet e nëntë muaj për zbulimin e informacionit dhe dokumenteve në lidhje me aktivitetin e inteligjencës.
Ndërkohë që liroi nga akuzat drejtorin e lajmeve OdaTV Baris Terkoglu dhe Eren Ekinci për të gjitha krimet.
Sipas vendimit të gjykatës Terkoglu mund të kërkonte kompensim për kohën që u mbajt në burg. Çështja e redaktorit Birgun Erk Acarer, një i pandehur i arratisur, është ndarë nga çështjet e tjera.