Në më pak se një muaj, grupi i prokurorëve për ngjarjen e përgjakshme të 4 tetorit në zonën e bllokut, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, ka përgatitur një mega dosje ndaj njërit prej të akuzuarve kryesor të kësaj ngjarje, Ervis Martinit. Shtatë fashikuj me qindra fletë secili iu paraqitën ditën e shtunë gjykatës, së bashku me kërkesën e akuzës për të ndryshuar masën e sigurisë ndaj Martinit.
Pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata ka vendosur 30 ditë burg të tjera për Ervis Martinaj, një nga protagonistët e përfshirë në masakrën e 4 tetorit në ish-Bllok
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë, “30 ditë burg” për Ervis Martinit, një nga njerëzit e përfshirë në ngjarjen e përgjakshme të 4 tetorit në zonën e ish- Bllokut, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë..
Shtatë fashikuj me qindra fletë secili iu paraqitën ditën e shtunë gjykatës, së bashku me kërkesën e akuzës për të ndryshuar masën e sigurisë ndaj Martinit nga arrest me afat 30-ditor në arrest me burg pa afat.
Përveç akuzës së vrasjes për shkak të rrethanave cilësuese, ndaj Martinit prokuroria ka ngritur edhe akuzat e fshehjes së të ardhurave dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, krime këto që kanë të bëjnë me aktivitetin e Martinit si biznesmen. Sipas prokurorisë, ngjarja në bllok nuk ishte për shkak të një konflikti të çastit, siç ka deklaruar Ervis Martini, por e paramenduar.
Këtë version, prokuroria e mbështet në zbardhjen e mesazheve telefonike që Martini ka patur me bashkëpunëtorët e tij të përfshirë në këtë ngjarje, ku rezulton se Martini u ka thënë shokëve të tij që të vinin tek lokali, madje të merrnin edhe armë me vete. Këto mesazhe janë mundur të zbardhen falë bashkëpunimit me autoritetet izraelite, të cilët kanë ofruar asistencë në hapjen dhe gjetjen e mesazheve në telefonat e bllokuar që u janë sekuestruar të pandehurve. Nga ana tjetër, Martini, sipas prokurorisë, ka kryer transferta, transaksione dhe kontrata shitblerjeje në disa qindra milionë lekë të reja me burime të pajustifikuara dhe me pagesa “cash”.