Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ka përfunduar shqyrtimi i padisë për shpifje të kreut të grupit të PS Taulant Balla, kundër liderit demokrat, Lulzim Basha, nga Gjykata e Tiranës .
Në konkluzonet përfundimtare, avokatët e Ballës kërkuan deklarimin fajtor të kryetarit të PD dhe dënimin e tij për “shpifje”.
Avokatët e Bashës pretenduan se në deklaratat e tij nuk ka elemente të veprës penale. Ata kërkuan përfundimisht pafajësinë e Bashës ose pushim të çështjes.
Përfaqesuesi i prokurorisë në gjyq tha se nuk ka elementë të veprës penale dhe kërkoi përfundimisht pushimin e padisë.
Gjykata është terhequr për vendimin qe do te shpallet pas pak.