Gjykata e Tiranës zbardh vendimin dhe jep argumentet: Ja pse njohëm Grupin e Rithemelimit si organ drejtues të PD-së

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kërkesa e Komisionit të Rithemelimit ishte në përputhje të plotë me ligjin dhe për këtë arsye duhej pranuar. Kështu thotë Gjykata e Tiranës në vendimin e zbardhur, sipas të cilit disa ditë më parë njohur Kuvendin e 11 Dhjetorit të Sali Berishës, dhe grupimin e tij si organ drejtues të Partisë.

Në rastin e kërkesës së Komitetit të Rithemelimit, gjykata ka konstatuar se mbledhja e Kuvendit Kombëtar i 11 Dhjetorit 2021 është kryer në përputhje me Statutin e Partisë Demokratike që ishte në fuqi në atë kohë.

Vendimi thotë se Gjykata ka kryer verifikime të thelluara mbi regjistrimin e delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Në bazë të dokumentacionit të konsultuar, ka arritur në përfundimin se numri i tyre tejkalonte minimumin e kërkuar nga Statuti për të thirrur Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Kuvendit.

Ndryshimet e Statutit të miratuara nga Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit janë konstatuar gjithashtu të rregullta dhe, në këtë mënyrë, edhe të gjitha ndryshimet pasuese të mbështetur në Statutin e ndryshuar, janë vlerësuar konform ligjit.

Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit parashikon se Partia Demokratike drejtohet përkohësisht nga Komiteti i Rithemelimit, deri në zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të forcës politike.

Zjarr Tv Ad