Gjykata e Tropojës la në burg tre protestues, qytetarët ngrihen në protestë

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas lënies në burg të 3 personave të ndaluar në Tropojë, nën akuzën e dhunimit të institucioneve të shtetit qytetarët e këtij qyteti janë ngritur në protestë.

Ata kërkojnë lirimin e të arrestuarve, me argumentin se  Gjykata e Tropojës e ka marrë këtë vendim nën presionin e qeverisë kriminale të “Rilindjes”.

Në një postim në facebook, kryetari i Bashkisë së Tropojës Besnik Dushaj, teksa i bën thirrje shqiptarëve që të mbrojnë lirinë e tyre, i fton ata t’i bashkohen protestës së 9 kombëtare të opozitës, që pritet të mbahet në orën 20:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Postimi i Dushajt:

Ditën e sotme, Gjykata e Tropojës, nën presionin e qeverisë kriminale të “Rilindjes”, dha vendimin e burgosjes politike për tre protestues të pafajshëm, Amarildo Gecaj, Ndriçim Ndrepepaj dhe Arbër Ulndreaj, që u ngritën në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Thirrja ime, thirrja e çdo njeriu që mbron lirinë dhe demokracinë e vendit të tij, është për bashkimin më të madh që Shqipëria ka parë ndonjëherë, ditën e sotme në orën 20:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’i dhënë përgjigjen e merituar kësaj klike kriminale që po instalon diktaturën.

Shqipëria e NATO-s, Shqipëria e lëvizjes së lirë, Shqipëria e demokracisë që pret të bëhet pjesë BE-së nuk mund dhe nuk do të nënshtrohet, nuk mund dhe nuk do të kthehet pas në vitet e errëta të diktaturës. Detyra jonë, detyra e çdo qytetari të Republikës së lirë dhe demokratike të Shqipërisë, është mbrojtja e këtyre vlerave të fituara me kaq mund. Ne duhet dhe do ja dalim! E drejta do triumfojë mbi padrejtësinë, liria do triumfojë mbi diktaturën! Fitore!

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad