Gjykata franceze liron me kusht Ramush Haradinaj

0
497
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata franceze liron me kusht kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Vendimi u dha ditën e sotme nga Gjykata e Colmar në Francë.  Ish- kryeministri i Kosovës do të duhet të paraqitet dy herë në javë pranë autoriteteve franceze dhe nuk mund të largohet nga shteti ku u ndalua.

Ky vendim vjen në të njëjtën linjë me avokatin e Haradinaj, i cili kërkoi lirimin me kusht të klientit të tij, deri në përfundimin e procedurave, çka rrëzoi kërkesën e palës serbe për ekstradim.

Ndërkohë të martën pala serbe u dërgoi autoriteteve franceze kërkesën për ekstradimin e ish-Kryeministrit të Kosovës drejt Beogradit.

Përmes saj u kërkua që Haradinaj, i cili u arrestua më 4 janar, të ekstradohej nga paraburgimi i Colmar në Francë, drejt Serbisë.

Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar në Francë në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia të vitit 2004, i dyshuar për krime lufte

Zjarr Tv Ad