“Gjykata i heq shiritat Havanës”, paralajmëron Braçe: Gati dosja

0
27

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe deklaron se një gjykatës i ka hequr bllokimin kompleksi luksoz “Havana” në Dhërmi, i cili u bllokua pak ditë më parë, në kuadër të aksionit kundër informalitetit, pasi u kap në shkelje.

Zv.kryeministri Braçe shkruan në “Instagram” se gjykatësi e ka marrë këtë vendin pa lajmëruar Tatimet, ndërsa që pas firmës së tij përmbaruesi ka hequr shiritat e bllokimit te Havana.

Lidhur me këtë vendim, Braçe paralajmëron kallëzim penal për gjyqtarin, ndërsa shton se po bëhet gati dosja në ngarkim të tij për të kaluar në komisionin e Vettingut.

Mesazhi i Braçes:
Gjykata private e evazionit fiskal, Havana, kërcënimet dhe zero milimetra pas! Nje gjykates, tek pulle nje i tille, ne nje gjyq pa lajmeruar e pa qene palet, madje ne “dhome keshillimi”, ka hequr bllokimin mbi Havana në Dhërmi.

Gjykatesi as i kishte lajmeruar Tatimet. Gjykatesi ka “gjykuar” ne gjykaten e Faktit Vlore, edhe pse kjo gjykate nuk ka kopetence mbi ceshtjen; Çështja e “Havana” në Dhërmi është lënë e Gjykatës Administrative. Me tej, nje permbarues ka hequr shiritat e bllokimit te #Havana edhe pse nuk ka vene ne dijeni Tatimet deri ne fund te orarit te tyre zyrtar. Pra, cdo gje e miremenduar, rakorduar e kryer sic deshen;

E gjitha në kurriz të interesit publik, të ardhurave të buxhetit, dëmtuar rëndë nga mos dokumentimi i vijueshëm, i përsëritur i qarkullimit tek “Havana”. Kete here edhe ne gjykaten private! Poo, tani e kam shume te qarte: Evazioni fiskal ka gjykatën e tij private, në drejtësinë e vjetër e të korruptuar! E gatshme te mbroje interesa private e te vrase perfundimisht interesin publik! Pas politikes, paralizuar nga vullneti politik per luftuar drejt evazionin e mbrojtur edhe nga politika,

#DrejtesiaeVjeter eshte e fundit qe po i del zot evazionit! Natyrisht, kjo eshte beteje e do vijoje, pa leshuar asnje milimeter! Ndaj, tani po depozitohet apelimi i vendimit te djeshem, tani po depozitohet kallezimi penal per kanosje ndaj inspektoreve te tatimeve, tani po behet gati dosja e kesaj ceshtje e lidhur me gjykaten per ne komisionin e #Vettingut! Nderkohe, nuk mbaron ketu!