Gjykata kanadeze liron me kusht drejtuesen e Huawei-t

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Meng Wanzhou, vajza e themeluesit të Huawei, mund të ekstradohet në SHBA për t’u përballur me akuzat për mashtrim, lidhur me shkeljen e pretenduar të sanksioneve ndaj Iranit. Një gjyqtar në Vankuver ka vendosur lirimin me kusht, kundrejt një garancie pasurore prej 10 milionë dollarësh kanadezë, 7 prej të cilave para kesh.

Meng u arrestua në Vankuver më 1 dhjetor ndërsa paraburgimi i saj ka zemëruar ndjeshëm Kinën, e cila kishte kërcënuar se do të përshkallëzonte luftën ekonomike me ShBA-të. Gjatë 3 ditëve të fundit, avokatët e Meng në Vancouver u përpoqën të japin garancitë e duhura se ajo nuk do të largohej nga Kanadaja, në pritje të procesit.

Gjithsesi prokurorët kanadezë u shprehën kundër lirimit me kusht të zyrtares së Huawei, ndërsa vetë kjo e fundit nuk pranoi se ak bërë keq dhe theksoi se do të luftojë për të rrëzuar akuzat.

Zjarr Tv Ad