Renditja dhe pikëzimi i Bejtjes pritet të shkojë në zyrën e Presidentit Meta për të marrë aty dritën jeshile dhe të konfiromohet si anëtarja e 7-ë e Gjykatës Kushtetuese.
Njoftimi i plotë i KED:
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 28.12.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, duke iu përmbajtur rendit të ditës:
Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
Miratimi e ekspertit për vlerësimin e nivelit të zotërimit të gjuhës së huaj (atë angleze), të deklaruar nga kandidati i lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërprerjen e procedurës se vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese për kandidatin e lejuar, Z Altin Binaj.
Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së lejuar: Zj. Sonila Bejtja.
Zhvillimi i intervistës me kandidatin e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019; Zj. Sonila Bejtja.
Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar.
Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.
Në mbledhjen e sotme të KED merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit si edhe përfaqësuesi i Presidentit të Republikës.
Në lidhje me pikën e parë të rendit të ditës, KED diskutoi paraprakisht mbi përfundimin e procedurës së vlerësimit për secilin prej kandidatëve që kanë shprehur interes për plotësimin e këtij vendi kakant në Gjykatën Kushtetuese, si edhe me faktin se kanë kaluar afatet e ankimit për kandidatët e ndaluar.
Pas miratimit të rendit të ditës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi shpalljen e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
KED, vijoi më pas me miratimin e ekspertit për vlerësimin e nivelit të zotërimit të gjuhës së huaj (atë angleze), të deklaruar nga kandidati i lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi, përfundimin e procedurës së, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes për shkak të tërheqjes nga kandidimi, Z. Altin Binaj, për vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 22.11.2019.
Këshilli vijoi më intevistimin e kandidatës tjetër, Zj. Sonila Bejtja e cila është paraqitur sot përpara anëtarëve të KED për të zhvilluar intervistën e caktuar në rendin e ditës, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këshillit dhe prezantuar platformën e saj në lidhje më kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese dhe vlerësimit të njohurive në gjuhën angleze. Pas përfundimit të intervistimit të kandidates, KED vijoi me procedurën e pikëzimit dhe renditjes.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimevebëri pikëzimin e kandidatit të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 dhe miratoi vendimin përkatës.
KED vijoi me miratimin e vendimit mbi listën përfundimtare të renditjes dhe raportit përkatës, i cili do t’i dërgohet menjëherë organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.