Gjykata Kushtetuese merr vendimin e parë…

0
364
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Kushtetuese, ka rrëzuar kërkesën për shqyrtimin e çështjes së kontratës së Porto Romanos, në një vendim të marrë në datën 11 Janar, nga 7 anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Në prill të vitit 2020, Kuvendi vendosi ndryshimin e kontratës me koncesionarin në Porto Romano.

Shoqëria koncesionare, e cila administronte vetëm pjesën veriore të Portit, i kërkoi shtetit që të ketë në administrim dhe të shfrytëzojë të gjithë kapacitetin e Portit. Pas kërkesës së kompanisë, Parlamenti e miratoi këtë koncesion me 89 vota pro, 13 kundër dhe 4 abstenim.

Por, në muajin maj Presidenti Ilir Meta, e ka rrëzuar me dekret vendimin e Kuvendit me pretendimin se; shtesa në kontratë nuk sillte përfitime për shtetin. Ndërkohë që nga ana tjetër, Kuvendi e rrëzoi dekretin e Metës, çka pasoi me konfirmimin e ndryshimeve në kontratën koncensionare.

Lidhur me këtë ping-pong institucional, kompania “Romano Port”, ka  kërkuar në Gjtykatën Kushtetuese, rrëzimin e shtetës së kontratës koncesionare. Pas bërjes funksionale, Gjykata Kushtetuese, e ka rrëzuar këtë kërkesë me argumentin se; ajo duhet të shqyrtohej më parë nga gjykata më të ulta, e më pas palët t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese.

“Për sa më sipër, Kolegji çmon se kërkuesja nuk ka shteruar të gjitha mjetet ligjore në dispozicion dhe nuk ka pretenduar se këto mjete nuk janë efektive për mbrojtjen e të drejtave të saj. Për rrjedhojë, kërkesa nuk mund të kalojë për shqyrtim në seancë plenare” thuhet në vlerësimin e Kolegjit”.

Zjarr Tv Ad