Gazetari i njohur Mero Baze ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese vendosur të shfuqizojë vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta.
Baze në një postim në rrjetet sociale shkruan se Meta do të qëndrojë edhe dy muaj më shumë në zyrë, por që kjo ka “vrarë” sipas tij përfundimisht institucionin e Presidentit të Shqipërisë.
“Gjykata Kushtetuese paska vendosur që Ilir Meta është president normal. Kjo e shpëton Ilir Metën dhe dy muaj më shumë në zyrë, por ky vendim ka vrarë përfundimisht institucionin e Presidentit të Shqipërisë. Në atë zyrë tani bë çfarë të duash pasi të mbron historia e Ilir Metës. Madje dhe po je aratisur nga çmendina e je strehuar aty” shkruan Baze në postimin e tij.
Sipas vendimit të dhënë nga gjykata Kushtetuese, presidenti nuk ka kryer shkelje të rënda ashtu siç pretendohet nga ana e Kuvendit.