Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 30 qershorit

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive për shpalljen e pavlefshëm të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe mbajtjen sërish të zgjedhjeve. Shoqata kërkoi që të shpallen anti-kushtetuese zgjedhjet lokale dhe të përsëriten zgjedhjet që u zhvilluan më 30 qershor.

Pas shqyrtimit të padisë së bërë nga  Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, drejtuar nga Voltana Ademi, administrimit të opinionit të Komisionit të Venecias dhe dëgjimit të palëve dy ditë më parë, sot vendosi që të rrëzonte ankesën duke njohur si të ligjshëm procesin.

Njoftim i plotë:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike në datat 23.06.2021 dhe 02.11.2021 çështjen me palë kërkuese Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me objekt:
1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.
2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

Gjykata Kushtetuese, pasi dëgjoi palët ndërgjygjëse në gjykimin kushtetues, mori në shqyrtim opinionin amicus curiae të Komisionit të Venecies,

VENDOSI:

– Rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Pas opinionit të dhënë nga Komisioni i Venecias, pritet që për 6 bashki të vendit të shpallet një datë nga Presidenti i Republikës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Por e gjitha kjo varet nga vendimi që merr Komisioni i Venecias.

Zjarr Tv Ad