Gjykata Kushtetuese, është duke shqyrtuar sot kërkesën e Partisë Republikane, për të shfuqizuar vendimin e qeverisë, për ndalimin e grumbullimeve mbi 10 veta për fushatë zgjedhore. Sipas PR-së dhe kryetarit të saj Fatmir Mediu, vendimin është antikushtetues, ku Rama ka si qëllim të vetëm që të izolojë sa më shumë aktivitetin e opozitës.
“Veprimtaritë e Edi Ramës tentojnë që të krijojnë karantinë për opozitën. Në një kohë që i ka lejuar vetes dhe përmes vlerësimeve të komitetit, që parlamenti të mblidhet, qeveria apo dhe pushteti lokal të bëjë aktivitete mbi 10 veta dhe kufizon opozitën. Kjo është situatë e papranueshme, anti-ligjore. Nuk mund të ketë dy standarde për partitë politike apo dhe qytetarët.
Nuk mund të trajtohet ndryshe kryeministri, apo qytetari. Të gjithë jemi njerëz përballë të njëjtin rrezik. Duket qartë se nuk kemi më as ligje, as qeveri, por një qeveri të korruptuar, që përpiqet që të thyejë rregullat. Jemi për të respektuar çdo rregull, por që imponohen në mënyrë të barabartë tek të gjithë”, -kështu është shprehur Fatmir Mediu.