Gjykata lë në “arrest me burg” autorin e vrasjes së bashkëshortes dhe kunatës së tij

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazment Musta, autori i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes dhe kunatës së tij në Ballsh me 2 janar të këtij viti, doli sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën e sigurisë.

Nga ana e saj, kjo gjykatë e la të akuzuarin nën masën e sigurisë, “arrest me burg”.

Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik në ditët e para të vitit të ri, ndodhi në banesën e çiftit Gazment Musta dhe Gentjana Çaushaj në katin e pestë të një pallati në lagjen “5 Shkurti”.

Burri 34 vjeçar në gjendje të dehur vrau me thikë bashkëshorten dhe kunatën Merisa Çaushaj, 18 vjeç. Gazment Musta punonte në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundivitit.

Vrasja ndodhi më 2 janar 2019 në sy të dy fëmijëve. Fqinjët dëgjuan ulërimat e tyre që i thoshin të atit: Çfarë i bëre mamit!

 

Zjarr Tv Ad