Gjykata le në burg të dyshuarin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Durrësit ka lënë në masën ‘arrest me burg’ shtetasin Elvis Gaçaj, i njohur ndryshe edhe si një nga anëtarët e klanit kriminal ‘Duka’ që akuzohet edhe për vrasjen rreth një muaj më parë të ish-policit, Santiago Malko.

Gaçaj është një nga personat e dyshuar për vrasjen e Malkos.

Në momentin e ndalimit atij iu gjet në makinë një armë zjarri.

Ai e ka mohuar që arma e gjetur në makinë të jetë e tij.

Gjykata ndërkohë ka lënë të lirë shtetasin Klajdi Driza, i cili ndodhej në një makinë me Elvis Gaçaj në momentin e arrestimit.

Zjarr Tv Ad