Gjykata lë në qeli Lefter Kokën, por i jep leje të vizitohet në QSUT dhe spitale të tjera

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot kërkesën e avokatëve mbrojtës të Lefter Kokës, për zbutjen e masës së sigurisë. Ish-ministri ndodhet në burg për inceneratorin e Fierit, ndërkohë që ditët e fundit atij i janë shtuar akuzat dhe për atë të Elbasanit.

Avokatët mbrojtës kanë apeluar dhe kanë kërkuar që klienti i tyre të dalë nga qelia, pasi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Për këtë, ata kanë paraqitur dhe akt-ekspertimet e bërë nga mjekët e caktuar me vendim të togave të zeza.

Gjyqtari Erjon Bani ka rrëzuar kërkesën e tyre por ka lejuar që Lefter Koka të marrë mjekim të rregull.

“Do të kurohet si çdo qytetar i Shqipërisë. Do ti garantohen të gjitha të drejtat, përfshirë edhe përkujdesin shëndetësor”. Kështu është shprehur Bani në seancën e sotme në GJKKO. Sipas këtij vendimi, ish-ministri i Mjedisit do të mund veç spitalit të burgut, edhe në QSUT e spitale të tjera në vend.

Kujtojmë se, Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor në shtëpinë e tij, pas një kallëzimi penal të bërë nga LSI për dosjen e inceneratorëve. Prokuroria Speciale SPAK ka ngritur ndaj tij akuzat për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion”.

Zjarr Tv Ad