Gjykata lejon 17-vjeçaren italiane të kthehet në mashkull

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kjo është hera e parë në Itali që një gjykatë i jep të drejtë një minoreni për t’ju nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë. Gjykata e Genovës pranoi kërkesën e prindërve të 17- vjeçares, me argumentin e ruajtjes se shëndetit mendor të minorenes. Në mbështetje të kërkesës së prindërve ishin edhe një psikologe dhe endokrinologu që e kanë ndjekur Alesian prej moshës 14 vjeçare. Nëna e 17-vjeçares rrëfen se e kishte kuptuar që kur ajo ishte fëmijë, se nuk ndihej rehat në trupin e saj prej femre.

“Ditën kur i erdhën menstruacionet, jeta e fëmijës tim ndryshoi. Ishte e qartë që nuk e donte diçka të tillë. E vështroja, përpiqej gjithmonë të fshihte gjoksin. Një ditë i thashë nëse donte të shkonim tek një psikolog. I thashë se ne do të na kishte pranë gjithmonë. Pak dite pas kësaj folëm hapur dhe me tha se ndihej si një djalë dhe ishte në trupin e gabuar. uU përqafuam dhe që prej asaj dite nisëm përpjekjet për t’ia ndryshuar jetën”, tha e ëma.

Zjarr Tv Ad