Gjykata liron ish kryetarin e Komunës Kashar

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë të 5 të arrestuarit për falsifikimet e dokumenteve të disa pallateve të ndërtuar në zonën e Kasharit, çështje për të cilën policia prangosi dhe ish-kryekomunarin Besnik Fuçia.

Sipas vendimit të sotëm të gjyqësorit të shkallës së parë, ish-kryekomunari Besnik Fuçia u la i lirë me detyrim paraqitjeje.

Biznesmeni Stefan Caushit iu dha masa ‘arrest shtëpie’ për shkak të gjendjes shëndetësore dhe sëmundjes së të bijës.
Ndërkohë ‘detyrim paraqitje’ u dha dhe për Teuta Shehajn, Jurgen Memishajn dhe Miranda Dyrmishajn.

Prokuroria kishte kërkuar arrest me burg për investitorin e kompanisë Ina 2004, Stefan Çaushi, ‘arrest shtëpie’ për Teuta Shehaj, mbesa e Çaushit dhe ‘detyrim paraqitje’ për Jurgen Memishaj, ish shef i zyrës së Urbanistikës në ish komunën Kashar dhe Miranda Dyrmishaj, kolaudatore.

Kallëzimi

Kallëzimi u bë nga insvestitori Arben Petriti. Hetimet zbuluan se Petritit i është shkaktuar dëm financiar prej 1.5 mln euro. Gjyqtarja Rexhina Merlika tërhiqet për vendim.

Konflikti që solli në arrestimin e 5 personave erdhi pasi dy ndërtuesit, Stefan Caushi dhe Arben Petriti të cilët kishin rënë dakord për ndërtimin e dy pallateve me ndarjen e pronësisë 50% me 50%. Por pronësinë e dy pallateve në fjalë e ka fituar vetëm ndërtuesi Stefan Caushi, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumenteve të pronësisë.

I gjendur në këtë situatë ndërtuesi tjetër, Arben Petriti ka kallëzuar në Prokurori, Stefan Caushin. Pas hetimeve, më pas kanë ardhur edhe arrestimet nga ana e policisë.

Përveç ish-kreut të Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia dhe ish-kreut i Urbanistikës Jurgen Memishaj në pranga ka rënë edhe ndërtuesi Stefan Caushi. Gjithashtu në pranga ka dhe Miranda Dyrmishaj, kolaudatore, kontrolluese e subjekteve.

 

Zjarr Tv Ad