Gjykata liron nga burgu efektivin e Kavajës

0
24

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën “arrest shtëpie”  për efektivin e Kavajës, Ilir Dizdari. Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm. Ilir Dizdari u arrestua në flagrancë gjatë operacionit “Golemi”, pasi po përpiqej që të përfitonte 4 mijë euro. Dizdari me detyrë specialist i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, i kërkonte një qytetari 4 mijë euro në mënyrë që të mos i prangoste djalin, i cili kishte kundërshtuar forcat e Policisë gjatë karantinës.                Sipas Policisë i riu kishte kundërshtuar Patrullën e Policisë, duke thyer Aktin Normativ gjatë pandemisë, ndërsa Dizdari kërkonte që të përfitonte nga shkelja e tij. Mbi të rëndoi akuza për “korrupsion pasiv”.