Gjykata në Turqi, 14 denime të përjetshme për sulmin e 2016-ës

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një gjykatë në Turqi dënoi me burgim të përjetshëm 14 vetë të shpallur fajtorë për kryerjen e një sulmi vdekjeprurës, jashtë një stadiumi të futbollit në Stamboll, më 2016, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.
Dyzeteshtatë njerëz u vranë në sulmin pranë stadiumit Vodafone Arena, kur një makinë bombë goditi një makinë të policisë, ndërsa një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë.
Skifterët e Lirisë së Kurdistanit, një grup radikal kurd, e morën përgjegjësinë për sulmin.
Gjykata në Silivri, në periferi të Stambollit, u shqipotoi dënime të përjetshme katër të pandehurve nën akuzat për vrasje dhe bombardime të planifikuara, ndërsa dhjetë të tjerëve nën akuzat për ndihmë në vrasje, raporton agjencia turke Anadolu.
Katër të pandehur të tjerë morën dënime deri në 15 vjet në burg për, siç thuhet, pjesëmarrje në organizatë terroriste.
Turqia ka përjetuar disa sulme në vitin 2016 nga separatistët kurdë, pas një përplasjeje në bisedimet e paqes me qeverinë.
Kurdët, me dekada, luftojnë për autonomi në Turqi, por Ankaraja i kundërshton këto përpjekje.

Zjarr Tv Ad