Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për revokimin e masës së sigurimit për Izet Haxhinë. Sipas avokatit Idajet Beqiri, i cili mbron Haxhinë në këtë proces, që prej transferimit të tij nga Turqia ne drejtim të vendit tonë, rrëzimi i kërkesës për revokim të masës së sigurisë “arrest në burg” është bërë pasi sipas gjykatës është prishur vendimi i kompetencës nga Gjykata e Lartë dhe afatet fillojnë nga e para.
Sipas mbrojtësit Beqiri arsyetimin në fjalë nuk e parashikon ligji dhe ndryshe është zbatuar për shtetas të tjerë shqiptarë. Beqiri shton se ky proces gjyqësor vijon të trajtohet dhe gjykohet politikisht.
Pak muaj më parë Apeli i Tiranës pranoi kërkesën e Izet Haxhisë për nisje nga fillimi të gjyqit të themelit, ndërsa pas fillimit Penalja shpalli moskompetencë, duke e pasuar në Gjykatën e Posaçme. Edhe kjo e fundit i kaloi vendimmarrjen Gjykatës së Lartë për të vendosur se ku duhej të vijoj procesi gjyqësor.
Aktualisht gjyqi i themelit për dosjen “Hajdari” është i bllokuar deri në plotësimin e Supremes, e cila do të zgjidh ngërçin se ku duhet të vijoj gjykimi.