Ish-kreu i KQZ Kristaq Kume ka qenë sot në një lidhje “Skype” në Faxneës për të folur rreth vendimit të gjykatës për pranimin e ankimimit të Enkelejd Alibeajt.
Kume tha se ky problem ende nuk ka marrë zgjidhje dhe se do jetë Apeli që do të vendos.
Ndër të tjera Kume shtoi se pushteti gjyqësor është i ekspozuar nga faktorët politik.
Kume: Kjo do të thotë që pas kësaj është Apeli që do të trajtoje këtë vendim të gjyqtarit Zhukri. Regjistrimin e ndryshimeve në stautin e PD të bëra më 11 dhjetor dhe vendimet e marra në të njëjtën datë. Që do të thotë të pohojmë se problemi nuk ka marrë ende zgjidhje. Është rezultat i interferimit të politikës në gjyqësor. Pushteti gjyqësor pavarësisht reformës nuk ka arritur akoma që të zhvillohet si e tillë, referuar objektivave që ka kjo cka po bëhet. Opinion publik nuk arrin ta perceptojë ndryshe këtë që po ndodh, ekspozimin e këtij pushteti nga faktorët politik mbi të. Pushteti gjyqësor krijon perceptimin se vazhdon të jetë pjesë e lojës politike.
A duhet të largohet nga selia Komisioni i Rithemelimit?
Kume: Jo nuk ka lidhje fare për mua kjo, se kush popullojnë zyrat. Problemi ka të bëjë me atë që lidhet me zgjidhjen me atë që është kërkuar nga demokratët. Në gjykatë kryetar i PD është Lulzim Basha. Këtë e di edhe Alibeaj. Nuk është cregjistruar ende. Nuk e kanë hallin të rregullojnë marrëdhëniet por e kanë për ta përdorur si mundësi në luftën politike mes dy grupeve dhe secili prej tyre gjuan sipas interesit politik. PD do ketë dy grupe dhe përpjekjet e ardhshme gjerat do të jenë të rregulluara.