Është mbajtur ditën e sotme në Gjykatën e Krujës, seanca gjyqësore ndaj djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja.
Gjykata vendosi që të pranojë gjykimin e shkurutar për 24-vjeçarin Rexhep Rraja, i cili akuzohet për dhunimin e ish- të dashurës së tij Xhisiela Maloku.
Në seancën e sotme ka qenë e pranishme edhe Xhisiela, në cilësinë e të dëmtuarës.
Në fjalën e saj, 25-vjeçarja ka thënë se ka gënjyer në denoncimin e Rexhepit dhe se gjithçka e ka bërë nga xhelozia, pas ndarjes mes tyre.
Kujtojmë se Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator, pasi ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu, denoncoi në media se ishte kërcënuar për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut.
Për këto kërcënime ai akuzoi eksponentë të Partisë Socialiste. Më tej ai u largua në Zvicër ku dhe kërkoi azil politik.
Me anë të gjykimit të shkurtuar në rast se shpallet fajtor, Rexhep Rraja përfiton uljen e 1/3 së dënimit