Gjykata pranon kërkesën e SPAK: Të nisin hetimet për Gërdecin dhe Fatmir Mediun…

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka dhënë “dritën jeshile” për tragjedinë Gërdecit. Saida Dollani ka marrë vendimin në dhomë këshillimi, duke rrëzuar Shkallën e Parë, e cila disa kohë më parë vendosi të mos niste hetimet.

Por me këtë vendim të sotëm, Gjykata e Apelit i ka hapur rrugë nisjes së hetimeve për tragjedinë e Gërdecit, që u mori jetën dhjetëra personave dhe la të plagosur shumë të tjerë. Dëmi ekonomik ishte i pallogaritshëm.

Nuk dihet ende se çfarë provash dhe argumentesh ka në dorë gjyqtarja e posaçme e cila ka vendosur që rinisin hetimet për Mediun. Avokatët mbrojtës të ish-ministrit kanë bërë me dije pas vendimit se ata do ta apelojnë atë, duke e quajtur të pabazuar.

E vetmja “pengesë” për rinisjen përfundimtare të hetimeve ndaj Fatmir Mediut është ankimimi që avokatët mund të bëjnë në Gjykatën e Lartë. Nëse ky institucion, si organi më i lartë i drejtësisë në vend, lë në fuqi vendimin e dhënë sot nga magjistratja Saida Dollani, atëherë Fatmir Mediu merret si pandehur dhe hetimet nisin nga fillimi. Familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit, specifikisht Feruzant dhe Zamira Durdaj, prindër të 7-vjeçarit që humbi jetën nga predhat, e akuzojnë Mediun si fajtor. Kallëzimi në SPAK që solli hapjen e kësaj dosje është bërë pikërisht nga çifti Durdaj.

Tashmë, duhet që Gjykata e Posaçme e Apelit të zbardhë vendimin e magjistrates Saida Dollani dhe më pas avokatët e Mediut kanë 7 ditë kohë që të zgjedhin nëse do ta ankimojnë në Gjykatën e Lartë apo jo.

Zjarr Tv Ad