Gjykata Supreme i jep të drejtë Trump, frenon kërkesat për azil

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Supreme e SHBA-së i ka dhënë “ok” planit të administratës Trump për kufizimin e emigrantëve për të kërkuar azil.

Rregulli i ri ndalon kategorikisht azilin për imigrantët që kalojnë kufirin SHBA-Meksikë pa aplikuar për azil, ose nëse i është mohuar azili në një nga vendet që ata përshkojnë para se të arrijnë në Shtetet e Bashkuara.

Sfidat ligjore kundër tij vazhdojnë, por vendimi do të thotë që tani mund të zbatohet në të gjithë vendin.

Plani do të prekë migrantët nga Amerika Qendrore që udhëtojnë në veri, shpesh me këmbë, përmes Meksikës.

Administrata Trump zbuloi politikën e re të azilit në korrik por ajo u bllokua pothuajse menjëherë nga vendimi i gjykatësmë të ulët të San Franciskos.

Frenimi i niveleve të migracionit ka qenë një nga qëllimet kryesore të presidencës së Donald Trump dhe zë një pjesë të madhe të programit të tij edhe për zgjedhjet presidenciale të 2020.

Zjarr Tv Ad