Gjykata Supreme shqyrton ligjshmërinë e pezullimit të parlamentit britanik

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Supreme po mblidhet për të shqyrtuar nëse kryeministri Boris Johnson ka vepruar në mënyrë të ligjshme duke pezulluar Parlamentin britanik.

Të 11 gjyqtarët do të dëgjojnë dy ankesa që lidhen me vendimin e kryeministrit për të pezulluar parlamentin deri në mes të tetorit.

Gjykata e Sesionit të Edinburgh vendosi javën e kaluar se vendimi i Johnson ishte i paligjshëm dhe pa efekt.

Por gjykata e Londrës tha që kjo nuk ishte një çështje gjyqësore.

Kryeministri tha se do të presë derisa gjyqtarët të marrin vendim përpara se të vendosë nëse do të rithirrë Parlamentin.

Për tre ditët e ardhshme, Gjykata Supreme në Londër do të dëgjojë prova nga qeveria dhe kundërshtuesit e vendimit për pezullimin e Parlamentit.

Pezullimi i Parlamentit filloi një javë më parë.

Deputetët nuk do të kthehen në Parlament deri më 14 tetor, kur do të mbahet edhe një fjalim i Mbretëreshës për planet legjislative të Johnson.

Partitë opozitare kanë bërë thirrje që Parlamenti të rithirret.

Zjarr Tv Ad