Gjykata vendos, Julio Iglesias babai i një 43-vjeçari

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një gjyqtar spanjoll ka vendosur që këngëtari Julio Iglesias është babai biologjik i një 43 vjeçari spanjoll, në një vendim të marrë të mërkurën.

Gjyqtari Jose Miguel Bort Ruiz theksoi se ka një “ngjashmëri fizike shumë të dukshme” midis këngëtarit dhe Javier Sanchez-Santos, i cili ka folur publikisht për betejën e tij për t’u njohur si djali biologjik i Iglesias.

Gjyqtari tha se kishte të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar atësinë si edhe përmendi refuzimin e vazhdueshëm të Iglesias për “të mundësuar mbledhjen e provave biologjike” si një nga faktorët vendimtarë.

Avokati i këngëtarit tha se ai do apelojë vendimin dhe së këtë herë Iglesias nuk do refuzojë të bëjë një test ADN-je.

Gjykatësi u shpreh se në periudhën e konceptimit të Sanchez-Santos, këngëtari kishte marrëdhënie me nënën e tij.

Nëna e Sanchez, Maria Edite, paraqiti një padi atërore në vitin 1992, por u hodh poshtë për arsye proceduriale.

Ajo pretendon të ketë pasur marrëdhënie të shkurtër me babain e Enrique Iglesias në vitin 1975, kur ai ishte i martuar me Isabel Preysler.

Sanchez pretendon se testet tregojnë një probabilitet 99% se këngëtari është babai i tij.

Testet u bazua në mostrat e AND-së të gjetura në cigaret e përdorura nga 74-vjeçari.

Ata u mblodhën nga një detektiv privat në Miami, sipas avokatit të Sanchez.

Përfaqësuesit ligjorë të Iglesias thuhet se kanë hedhur poshtë kërkesat për zgjidhjen e mosmarrëveshjes në mënyrë private.

Iglesias është baba i 8 fëmijëve dhe ka qenë në qendër të titujve mbi historitë e dashurisë, si edhe ka shitur mbi 300 milionë albume gjatë një karriere që zgjati për dekada.

 

Zjarr Tv Ad