Gjykata vendosi pro Alibeajt, reagon për herë të parë Berisha

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit ka shfuqizuara sot vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri për vulën e PD, duke kthyer çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë.

Pasi Gjykata vendosi pro grupimit të Enkelejd Alibeaj, Sali Berisha foli për gazetarët nga selia e PD

Të dashur demokratë dhe demokrate, mbështetës të PD, qytetarë shqiptarë… sot në darkë Edi Rama komunikoi vendimin e tij me të cilin ka një synim, likuidimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit”, tha ai.

Sot tre gjykatës, në një process të pashembullt kundër pluralizimit lexuan vendimin e përgsatitur kohë më parë në zyrën e Edi Ramës. Të paralajmëruar kohë më parë, trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, të paralajmëruar në parlamentin shqiptar. Por sot gjithashtu jemi më në një kohë të së vërtetës. Unë kam besimin më të madh se demokratët shqiptarë janë të vendosur të mbrojnë me çdo kusht dhe çdo çmim pluralizmin, Shqipërinë dhe PD.

Vazhdimi i skenarit të filluar me tradhtarin e kombit amerikan McGonigal sot konkludoi me një vendim të pashembullt në historinë e Europës dhe botës. Sot, ata që zyrtarisht kërkuan të ishin palë, i thanë gjykatës që nuk kemi qenë palë në proces. Tre ditë pasi e mbajtën 9 muaj, anuluan një vendim legjitim 3 ditë para skadimit të afatit për t’u regjistruar në zgjedhje”, tha Berisha

Zjarr Tv Ad