Gjylameti replikon me Berishën: Je fatkeqësia e këtij vendi

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi ky i fundit e quajti “ndrikull”. Ajo tha se Berisha është fatkeqësia e këtij vendi dhe në çdo fjalë që thotë e shfaq frikën nga reforma në drejtësi.

Që normalisht do të duhej që në moshën që keni zoti Berisha së paku duhet të kishit reflektuar për çfarë fatkeqësie keni qenë për këtë vend, do tju bënte sot nder jo juve, por të gjithë kolegëve të opozitës. Në anën tjetër unë nuk kam asnjë merak për familjarët e mi. 

Duke nisur që nga ai që është bashkëshorti im, ku disa nga zonjat që ke përkrah mohojnë bashkëshortët, as për ndonjë merak për fëmijën tim nesër. Si kundër do kesh merak, jo vetëm ju Berisha, por edhe të tjerë për fëmijët e tyre, më pak kam merak për ndonjë kunat që ta mohoj atë, më pak kam merak për atë që ke vendosur kryetar. Frika që ke sot të duket në cdo moment kur flet, në cdo fjalë që flet nga goja, një gojë e ligë që e ka mbytur këtë vend, që nga fjalët më të ndyra, tek mallkimet më të mëdha. 

Je fatkeqësia e këtij vendi dhe do të doja që sot të reflektojë dhe të tregojë që vërtet kam bërë gjëra në këtë vend, por sot reflektoj dhe them kam bërë gabim. Sot e kuptoj frikën tuaj, sepse sot po jetësohet një reformë në drejtësi që do të bëjë që as ty as Lulzim dhe as ndonjë koleg tjetër që është i lidhur me krimin, dhe jo vetëm, por edhe me sekuestrimin e pasurisë që ke vendosur ndër vite”.

Zjarr Tv Ad