Gazetari Artan Hoxha ironizoi sot përmes postimeve në rrjetet sociale aksionin që ka nisur Policia e Shtetit ndaj mjeteve lundruese përgjatë vijës bregdetare. Një aksion që filloi par vdekjes tragjike të vogëlushes 7-vjeçare në Himarë, e cila u përplas për vdekje nga skafi që drejtohej nga një komisar.
“Gjylja e madhe plasi mire the zoterote plasi dhe ne s na gelet vec se te qeshim …”, i shkruan qytetari.
Pas këtij komenti i menjëhershëm ka qenë reagimi i Artan Hoxhës, i cili përmes mesazhit të koduar shkruan se policët duhej të arrestonin Plakun Mere tek Gjiri i Lalëzit dhe jo të vrisnin fëmijët e vegjël në plazhet e Himarës. Kujtojmë se me pseudonimin Plaku Mere, Hoxha ka cilësuar më herët ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Agushet e Mato Grudes duhej te qellonin Plakun Mere nga Gjiri i Lalzit jo te vrisnin femijet e vegjel ne plazhet e Himares…”, shkruan Hoxha./sot.com