Gjyqi i PD, Gjykata Apelit merr vendimin e rëndësishëm në kohë rekord dhe cakton se cili do të jetë gjyqtarin që do të shqyrtojë kërkesën e Bardhit…

0
6031
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfundoi procedura e shortit për caktimin e gjyqtarit, që do të shqyrtojë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja, pas kërkesës së Gazment Bardhit.
Gjyqtarja që do të shqyrtojë kërkesën është Edlira Petri

Kujtojmë se sot u zhvillua seanca gjyqësore lidhur me ankimin e PD-së.
Njoftimi:
Sot ne date 22.12.2022, u zhvillua seanca gjyqesore lidhur me ankimin e Partise Demokratike te Shqiperise.

Perfaqesuesi i PD, av. Rezart Kthupi paraqiti nje kerkese te nenshkruar nga Sekretari i Pergjithshem i PD, Z. Gazmend Bardhi, me te cilen u kerkua perjashtimi i gjyqtares relatore Irida Kacerja.

Si shkak i perjashtimit u referua vendimi i ndermjetem i gjykates, per te paraqitur autorizimin per perfaqesim, konform normave te statutit te PD.

Gjyqtarja relatore nuk vleresoi se kishte shkaqe papajtueshmerie.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendim te ndermjetem, vendosi te shtyje seancen per ne date 17.01.2023, ora 9:00.

Nderkohe do te caktohet me short gjyqtari qe do te shqyrtoje kerkesen per perjashtim, per te cilin do te njoftoheni menjehere.

Zjarr Tv Ad