Gjykata e Elbasanit le të lirë ish-deputetin e Partisë Demokratike Aurel Bylykbashi. Prokurori Ritvan Suka kishte kërkuar arrest me burg për ta por gjyqtari Taulant Tafa vendosi lirimin e tij.
Ndërkohë gjyqtari la në burg kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Librazhdit e Prrenjasit, Arjan Karriqi dhe Bujar Vreto.
Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në tubime të paligjshme, pengim të qarkullimit, pengim të subjekteve zgjedhore.
– Bujar Vreto, 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd) në arrest me burg
– Aurel Bylykbashi, 53 vjeç, nga Elbasani (ish deputet i PD)lirohet
– Erlind Gurra, 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd) lirohet
– Arjan Karriqi, 43 vjeç, nga Prrenjasi (Kryetari i Degës së PD-së, Prrenjas) në arrest me burg
– Leonard Ozuni, 31 vjeç, nga Piskashi; (sekretari i PD-së, dega Prrenjas)lirohet
– Bujar Kojku, 54 vjeç, nga Librazhdi në arrest me burg burg
– Dashamir Boja, 47 vjeç, nga Shtërmeni në arrest me burg burg
Ndërkohë, siç shihet edhe në videon që poston Syri.net më poshtë, qytetarë dhe simpatizantë të shumtë të opozitës, nuk janë lejuar të marrin pjesë në seancën gjyqësore.