Ditën e sotme në Vlorë, pritet që të kulmojë debati i ndezur prej kohësh mes socialistëve dhe Dritan Lelit, ku kryebashkiaku është thirrur në një ballafaqim publik, nga anëtarët e këshillit bashkiak.
Këta të fundit kërkuan që përballja të bëhej në Teatrin e qytetit, por për Lelin kjo është e pamundur, sa kohë që do të jenë të pranishëm 60 persona, në shkelje me rregullat anticovid.
Dritan Leli:
Lidhur me mbledhjen e ditës së sotme kërkuar nga një grup këshilltarësh bashkiak, më poshtë do të gjeni të gjithë komunikimin zyrtar që kam zhvilluar me Këshillin Bashkiak, për mbledhjen e kërkuar prej tyre për t’u zhvilluar në teatrin Petro Marko. Referuar ligjit për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve, kemi vendosur që mbledhja të zhvillohet online, në aplikacionin Zoom, siç janë zhvilluar të gjitha mbledhjet e deritanishme përgjatë gjithë vitit.